Përgjigjja epike e Ibrahimovicit kur pyetet se kush do ta fitojë titullin në Serie A

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic u pyet se kush do ta fitojë titullin në Serie A këtë edicion.

Sulmuesi mbushi 40 vjeç dhe u intervistua nga TV Show “Le lene”, ku foli edhe për rikthimin e tij në fushë.

“Si 40 vjeçar ndihem i ri. Një vit tjetër ka kaluar dhe unë pop res të rikthehem në fushë. Unë kam vetëm probleme të vogla që po rregullohen.

Dhe Ibrahimovic nuk e ka humbur vetëbesimin, teksa e dëshmoi kur u përgjigj në pyetjen se kush do t fitojë scudetton.

“Kush do ta fitojë? Në cilin ekipluan Zlatani, në Milan? Milani atëherë…” u përgjigj Ibrahimovic.

Sulmuesi shënoi 10 gola në 18 ndeshjet e tij të para në Serie A në gjysmën e dytë të 2019-20, para se të shënonte 15 gola në 19 ndeshje sezonin e ardhshëm. 


Të ngjashme