Përkrahësi i VV-së e feston me fli në Norvegji zgjedhjen e kryetarit në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Vetëvendosjes në Norvegji, Gëzim Mekuli, ka ndarë një fotografi në Facebook, duke pjekur me saç një fli, diku në Norvegji.

Mekuli ka shkruar se me këtë “specialitet shqiptar” e uron zgjedhjen e kryetarit të ri në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq.

“Një fli si urim për kryetarin e ri në Veri!”, ka shkruar Mekuli, duke u tallur, megjithëse situata në komunën veriore, është mjaft serioze.

Atiq, i cili u betua sot në një seancë solemne, mori 533 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Serbët të cilët janë shumicë në 4 komunat veriore bojkotuan zgjedhjet.

Derisa Atiq kreu sot procedurën e betimit si kryetar i ri, pasi ndërtesa e Komunës ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve, e banuar me boshnjakë dhe shqiptarë; nuk dihet nëse këtë do ta bëjnë kryetarët e zgjedhur (shqiptarë) në tri komunat e tjera veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për shkak të pasigurisë.

Të ngjashme