Në fshatin Doberdolan të Komunës së Suharekës, u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve Enver Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit dhe Shefki Thaçi nga fshati Rugovë i Komunës së Gjakovës.
Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve morën pjesë Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, Nexhmi Berisha kryetar i OVL- e UÇK-së dega në Rugovë, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur në këtë tubim u shpreh se nuk ka qenë e lehtë çlirimi i vendit, pasi që ka qenë një luftë shumë e pa barabartë e përgjakshme me një armik i cili ka vrarë fëmijë gra dhe pleq, por ka bërë edhe një gjenocid duke djegur vendbanimet dhe gjithçka qe ka qene prone e jona në token tonë.
Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së ka thënë sot jemi mbledhur që ti nderojmë këta dëshmorë për veprën e tyre, sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre sepse këta kanë bërë shumë për ne.
Kurse Nexhmi Berisha, kryetar i OVL e UÇK dega në Rugovë në fjalimin e tij tha se jemi ardhur këtu të bëjmë nderime luftës heroike dhe sakrificës që kanë dhënë bijtë e juaj dhe shokët tanë bashkëluftëtarë .