Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Krerët e shtetit e quajnë busull orientuese të shtetësisë dhe pararendës të UÇK-së

Deçan | 17 Jan 2024 | 11:30 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, të mërkurën kanë bërë homazhe pranë varreve të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në 42-vjetorin e vrasjes së tyre, raporton Ekonomia Online.

Krerët e shtetit i quajtën këto vrasje si goditje të popullit shqiptar dhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se kjo vrasje rizgjoi ndjenjën e e miliona shqiptarëve në botë.

“17 janari është ditë e humbjeve të mëdha për popullin shqiptar, për Kosovën në veçanti. Në këtë datë 42- vite më parë janë vrarë në Gjermani Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke i dhënë kështu një goditje të madhe sakrificës së popullit tonë për liri por njëkohësisht duke e rizgjuar ndjenjën e atdhetarizmit dhe sakrificës së miliona shqiptarëve gjithandej, të cilët me vite më radhë kontribuuan për lirinë e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kishin synim lirinë e Kosovës, teksa i quajti pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kishin dy qëllime madhore të cilat kanë peshë dhe rëndësi për historinë e Kosovës: e para ata u përpoqën të gjitha organizatat ilegale të cilat kishin synim lirinë e Kosovës dhe e dyta ishte që kjo liri të vinte përmes çlirimit dhe këto qëllime kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës dhe unë padyshim do t’i quaja si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ata kanë peshë të rëndë për lirinë e Kosovës”, u shpreh Konjufca.

E zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e cila është bija e Jusuf Gërvallës, tha se kjo datë tregon se liria nuk është fituar lehtë. Tha se është edhe përkujtim për të punuar më shumë në shtetndërtim.

“Unë mendoj që 17 janari është njëra ndaj datat të cilat na përkujtojnë vazhdimisht që liria nuk është fituar lehtë dhe që liria nuk ka ardhur shpejtë edhe aq më tepër 17 janari dhe data të tilla për ndërgjegjen e historike së Kosovës do duhet ta përkujtonim se sa e vlefshme është kjo liri që kemi dhe sa duhet të punojmë dhe sa duhet të luftojmë që ta mbrojmë e ta ruajmë dhe ta bëjmë Kosovën shtet, atë shtet të, cilën të gjithë atë që kanë dashur kanë sakrifikuar dhe janë flijuar për vendin e tyre”.

Të ngjashme