Përkujtohet Fadil Ferati në tetëvjetorin e vdekjes

????????????????????????????????????
Prishtinë | 30 Jan 2018 | 15:28 | Nga

Me rastin e tetëvjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh tek varri i tij në Gurrakoc.

Pjesë e homazheve ishin kryetari i Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë.

Rugova u shpreh se Ferati ishte një personalitet rëndësishëm jo vetëm i Istogut por edhe i LDK-së. Ai tha se krenohen gjithmonë me veprën e tij, pasi edhe e quajnë kryetar i përjetshëm i Istogut dhe i tillë do jetë çdo herë sepse ka dhënë një shembull të mirë se si duhet të qeveriset një komunë

Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me strukturat e partisë dhe përfaqësuesit komunal kanë shkuar që sot ta nderojnë jetën dhe veprën e Fadil Feratit i cili sipas tij nuk ishte vetëm kontribuues i LDK-së por edhe i të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme