Përkujtohet profesori Zejnullah Gruda, edukoi breza të tërë për dekada

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:26 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Fakultetit Juridik, është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Zejnullah Gruda, raporton Ekonomia Online.

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka falënderoi të pranishmit, duke prezantuar më pas punën që profesori Gruda ka bërë gjatë karrierës së tij.

Puka shtoi se profesori Gruda edukoi breza të tërë për dekada.

“Njeriu i urtë e i mençur, që me fjalën e tij edukoi për dekada të tëra”.

Profesori Enver Hasani, tha që ishte me fat që e njohu personalisht profesor Grudën, duke shtuar se shumë profesorë të njohur bartin dijen e tij.

“Na shuante etjen për dije, të gjithëve ne që kishim të bëjmë punë me të dhe do ta kujtojmë përplasjen me policinë serbe”.

“Profesor ka qenë përkrahës për idenë e shtëpi-shkolla dhe që sot shumë profesorë bartin dijen e profesor Grudës”, theksoi ai.

Vajza e profesorit Gruda, Arta Gruda tha se ndihen të nderuar që kanë marrë shumë mesazhe e mirënjohjen për punën e babait të saj, raporton EO.

“Qindra mesazhe për mirënjohjen e punës së babait tonë na bën që të jemi falënderues ndaj tyre. Fati deshi që të vdes në ditën e mësuesit”.

Të ngjashme