Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë, janë përleshur mes vete katër të burgosur. Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 16 janar, rreth orës 17:00. “Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër […]
Përleshen katër të burgosurve në Burgun e Dubravës, lëndohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë, janë përleshur mes vete katër të burgosur.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 16 janar, rreth orës 17:00.
“Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

















