Ekonomia Online
FUNDIT

Përleshen nxënësit në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

Përleshen nxënësit në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti. […]

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, nga dëshmitarët mëson se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.

Të ngjashme