Përleshje masive me armë zjarri në Shtime

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të forta dhe armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:36, në Shtime.

Siç thuhet në raport, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët në një shtet tjetër janë përleshur në mes vete me mjete të forta dhe armë zjarri. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator me katër fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme