Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, në përleshje janë përfshirë tre shtetas të huaj dhe një shtetas Kosovar.
Si pasojë e përleshjes, njëri prej personave ka pësuar lëndime trupore, ndërsa është dëmtuar edhe një veturë e parkuar.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy persona janë arrestuar.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.