Ekonomia Online
FUNDIT

Përleshje mes të rinjve në Pejë, dy persona të plagosur me mjet të mprehtë

Përleshje mes të rinjve në Pejë, dy persona të plagosur me mjet të mprehtë

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Çelaj”. Pas incidentit, në vendngjarje ka intervenuar Policia e Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë […]

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet i mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Çelaj”. Pas incidentit, në vendngjarje ka intervenuar Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’ rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në Spital”, ka deklaruar Rugova.

Dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Të ngjashme