Të hënën në Prizren, raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete dy të dyshuar meshkuj dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës.
Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.