Në Kolegjin Universum përmbyllet Code Summer Fest

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 17:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Universum ka mbajtur festivalin dyjavor “Code Summer Fest”, me ç’rast të rinjtë kanë mësuar programimin kompjuterik, në teori dhe praktikë. Pjesëmarrës të këtij trajnimin kanë qenë maturantë nga e gjithë Kosova, raporton Ekonomia Online.

Besart Konushevci nga “Universum”, duke shpjeguar punën që kanë bërë me maturantët, tha se ky Kolegj mundohet që t’i aftësoj të rinjtë që në të ardhmen të jenë katalizator të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Ne e kemi themeluar ‘Universum Lab’ me qëllim që me i motive edhe me i influencu studentët drejt ndërmarrësisë. Përveç që ne e kemi Qendrën e Karrierës këtu në Kolegjin Universum, ku punojmë me rreth 200 partnerë të sektorit privat që i kemi, ne mundohemi që edhe studentët me qenë katalizator të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe me hap vende të reja të punës përmes ndërmarrjeve të reja”, u shpreh Konushevci.

Muzafer Shala, profesor në “Universum”, tha se puna që është bërë gjatë këtij festivali është një punë e mirë pasi kanë arritur që gjërat që kanë ligjëruar t’i bëjnë edhe në praktikë.

“Unë kam qenë pjesë e ‘Code Summer Fest’, e organizuar prej Kolegjit Universum. Për mua ka qenë një punë e mirë që është bërë këtu për shkak se janë lidhur edhe teoria edhe praktika. Kolegji ‘Universum’ po e merr gjithnjë e më shumë rolin e lidershipit si njëri prej liderëve në fushën e shkencave kompjuterike pasi që e ka edhe programin e shkencave kompjuterike në kuadër të veprimtarisë së vet”, tha Shala.

Kurse Dardan Maraj, koordinator i Departamentit të Shkencave Politike, tha se ky departament është i strukturuar mirë, duke u mundësuar studentëve edhe punën praktike me teknologjinë me të re.

Madje sipas, tij kjo po u ndihmon studentëve edhe te gjejnë punë më lehtë.

“Plan-programi i shkencave kompjuterike është i strukturuar mjaft mirë. Kemi një  gërshetim të punës teorike dhe punës praktike, me ç’rast studentë njohuritë të cilat i marrin gjatë ligjëratave mund t`i kombinojnë mjaft mirë me punë në praktike përmes teknologjive të ndryshme që i kemi këtu”.

“Sipas disa statistikave që kemi studentët të që përfundojnë në Kolegjin tonë në departamentin e shkencave kompjuterike e gjejnë  veten mjaft mirë  në  tregun e punës pasi që  puna praktike po iu ndihmon atyre të kyçen shumë shpejt dhe në kompani të ndryshme në Kosovë, por edhe jashtë vendit në fushën e teknologjisë informative”, theksoi Maraj.

Ndërsa Eduard Haxhaj, një prej maturantëve të shumtë që kanë qenë pjesë e “Code Summer Fest”, tha se puna që kanë bërë gjatë këtij festivali ka qenë një eksperiencë e mirë për të.

“Kam filluar në ‘Code Summer Fest; sepse më ka interesuar për me vazhduar me njoftë më shumë programimin. Kam vendosur që me ardhë në Kolegjin Universum. Është një eksperiencë e mirë. Në fillim kemi pasur veç teori rreth programimit, pastaj në javën e dytë kemi filluar që teorinë me e zhvillu në praktikë; madje kemi arritur me kriju një ueb-faqe personale tonën”, shpjegoi Haxhaj.

Ndërsa studentët më të mirë gjatë këtij Festivali do të shpërblehen me çmime të rëndësishme dhe bursa ndërkombëtare Erasmus+ nga Kolegji Universum.

“Code Summer Fest” ka zgjatur dy javë.

Të ngjashme