Përmbyllet programi i USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku”

Gjilan | 09 Mar 2017 | 18:54 | Nga

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka nderuar sot me mirënjohje Komunën e Gjilanit, me rastin e përfundimit të suksesshëm të programit “Avancojmë Kosovën së Bashku” (AKT).

Mirënjohjen e ka pranuar kryetari Lutfi Haziri nga ana e drejtorit të misionit të USAID, James Hope.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar USAID-in për mirënjohjen dhe mbështetjen e madhe që i ka ofruar Gjilanit në shumë projekte të mëdha, duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

“Qytetarët e Gjilanit janë falënderues përjetë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme të qeverisë amerikane”, tha kreu i Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme