Në kampuset e UBT-së në Prizren dhe në Pejë, përmbylli suksesshëm aktivitetet punëtoria “UBT Summet of Code 2017”, e cila mblodhi maturantë dhe të rinj të shumtë nga këto dy qytete.
Përgjatë pesë ditëve, sa edhe zgjati ky aktivitet, për pjesëmarrësit, ligjëruesit trajtuan tema që kishin të bënin me programimin, ueb programimin, rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe kripto sistemet.
Ditë më parë, e njëjta punëtori u mbajt edhe në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, e që mblodhi dhjetëra të rinj të interesuar mbi fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Vlen të theksohet që organizimi i “UBT Summer of Code” nga UBT, tashmë është bërë traditë dhe po mbahet çdo vit, duke mbledhur maturantë dhe të interesuar të tjerë nga e tërë Kosova.