Përmbytje në Australi, humbin jetën 2 persona

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Dy burra janë gjetur të vdekur pas përmbytjeve që kanë përfshirë qytetin Townsville të Australisë, ku si pasojë e reshjeve të rendura ka pasur edhe evakuime në shkallë të gjerë.

Trupat e pajetë të dy burrave janë gjetur këtë të martë afër një parku, pas përmbytjeve që janë quajtur “një herë në shekull”.

Përmes një deklarate, policia ka konfirmuar se: “Trupat u gjetën rreth mesditës dhe u identifikuan”,  por pa zbuluar shkakun e vdekjes.

Më shumë se 1.100 njerëz duhej të evakuoheshin të hënën pasi autoritetet hapën portat e digave të rezervuarëve të ujit të pijshëm.

Qindra shtëpi janë përmbytur po ashtu kanë njoftuar autoritetet.

Të ngjashme