Përmbytje në disa pjesë të Kubës

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Shërbimet emergjente në kryeqytetin e Kubës, Havanë, kanë evakuuar të moshuarit, dhe të sëmurët pas përmbytjeve në qytetin bregdetar.

Sipas Euronews, ata gjithashtu kanë evakuuar edhe kafshë si qentë, për të cilët kubanezët njihen që kujdesen shumë për ata.

Një stuhi e madhe, rriti sasinë e ujit në det, sa valët e ujit kaluan murin e detit të Havanës, përcjell Klan Kosova.

Për përmbytje të njëjta flitet se ka edhe në brigjet veriore dhe jugore të Kubës, deri tani raportohet se të gjithë banorët atje janë evakuuar.

Zyrtarët e motit thanë se ujërat e përmbytjes do të duhet të fillonin të uleshin të shtunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme