Përmbytjet në Vlorë, “jemi në mëshirë të Zotit, s’po na ndihmon kush”

Vlorë | 03 Dhj 2017 | 13:02 | Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e dy qytetarëve në fshatrat Bishan dhe Ferras të Vlorës, të cilët shprehin shqetësimin se ende nuk kanë marrë ndihma dhe janë në mëshirë të fatit.

“Përshendetje. Këto janë pamjet nga fshati Bishan i Vlorës. Fermat janë përmbytur dhe gjysma e shtëpive. Ndihma nuk na kanë ardhur ende, vetëm kamionë që kanë marrë familjet e përmbytura komplet për ti strehuar në Vlorë. Situata vit mbas viti bëhet edhe më e keqe. Kemi nevojë për ndërhyrje serioze gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për fjalë kur na ndodh e keqja. Duhen rregulluar kanalet ujitëse, hidrovoret, argjinaturat dhe duhet punuar për ta mbajtur Vjosën ashtu sic ka qenë edhe më parë. Se shira të tilla ka patur edhe më pare por përmbytjet tani po i shohim.”

Ndërkohë më herët, ish-Kryeministri Berisha postoi një video të një qytetari nga fshati Ferras. “Jemi të rrethuar nga uji nga të 4 anët. Kemi kërkuar ndihmë për të na sjellë. Jemi në mëshirë të Zotit, nuk na ndihmojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme