Përmes monitorimit me dron, policia shqiptoi 500 gjoba ndaj vozitësve

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës ka implementuar Planin Operativ njëmujor“ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, përmes të cilit ka monitorirar situatën në trafik.

Ky plan është realizuar duke shfrytëzuar pajisjet inteligjente gjithashtu edhe dronin e Policisё.

Përmes këtij plani, policia ka shqiptuar 500 tiketa ndaj vozitësve.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, duke u bazuar nё implemtimin e Planit Operativ “ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, duke shfrytëzuar pajisjet inteligjente gjithashtu edhe Dronin e Policisё. Vetëm nё fillimin e këtij muaji ka shqiptuar rreth pesëqind (500) tiketa për vozitësit që kanë bërë shkelje ligjore në komunikacion, përfshirë tejkalim në vijë të plotë, tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtje tjera bazuar nё ligj”, bënë të ditur policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, duke marr parasysh sezonin dimëror, apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në komunikacion konform ligjit, në mënyrë që të parandalojmë aksidentet e mundshme në rrugët e vendit.

Të ngjashme