Përparim Rama njofton për hapin e madh drejt të ardhmes digjitale: Po zhvillojmë një Tech Hub të ri bashkë me Gjirafan

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për zhvillim të madh drejt të ardhmes digjitale në kryeqytet.

Rama ka thënë se bashkë me Gjirafan dhe pesë kompani të tjera, po planifikojet zhvillimi i një Tech Hub në Parkun e Bërnicës.

‘Sot shënojmë një hap të madh drejt së ardhmes digjitale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës, së bashku me Gjirafa Inc. dhe pesë kompani të tjera të teknologjisë, po planifikojne të zhvillojmë një Tech Hub të ri në Parkun Industrial Ekologjik në Bernicë”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se Prishtina po konsolidohet si kryeqytet i të ardhmes digjitale.

“Krenaria jonë janë kompanitë e tilla që jo vetëm konkurrojnë në tregun global, por zgjedhin të rikthejnë suksesin në Kosovë duke krijuar punësim e zhvillim. Mërgimi është shembull i gjeneratës që e ktheu ekspertizën këtu dhe e shndërron Prishtinën në qendër rajonale të inovacionit. Prishtina po konsolidohet jo vetëm si kryeqytet i Kosovës, por si kryeqytet i së ardhmes digjitale të botës”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme