Kuvendi i Kosovës do ta ketë sot (e martë) tentativën e katërt për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Me gjithë arritjen e marrëveshjes me LDK-në dhe disa deputetë individualisht, partitë në pushtet nuk janë të sigurta nëse votimi do të ndodhë të njëjtën ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshje nuk ka as me Listën Serbe, e cila ka mbetur në pozicionin e njëjtë kundërshtues.
Burime të gazetës kanë thënë se koalicioni nuk i ka humbur ende shpresat tek vota e deputetëve serbë, “me të cilët do të tentohet që gjatë ditës së martë të arrihet marrëveshje për ta votuar demarkacionin”. Kundër marrëveshjes është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.