Përplasen deputetët e VV-së me të PDK-së, Beqa e Qalaj lëshojnë mbledhjen

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës ka ndodhur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që në rend dite kishte pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Shkaku i kësaj përplasjeje ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar, me ç’rast ata të opozitës nuk u pajtuan.

Me këtë rast, deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa e Rashit Qalaj, e kanë lëshuar mbledhjen, shkaku i mospajtimeve me deputeten e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku.

Beqa fillimisht e ka lutur deputeten e VV-së që mos të merret me ofendime, duke shtuar se duhet të kërkojë falje se i kanë mashtruar qytetarët me kauza të rrejshme.

“Unë kam thënë për mënyrën e qeverisjes në Kosovë. Këto ide teorike iu kisha lutë t’i hiqni; iu kisha lutë me qenë seriozë”.

“Kërkojuni falje qytetarëve që i keni mashtruar me kauza të rrejshme”, ka theksuar Beqa.

Kurse deputetja e VV-së, tha se vet PDK-ja ka përdorur në Kuvend gjuhë joparlamentare.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme politike. Ju e përsëritët prapë një gabim. Në mes të parlamentit i keni thënë ‘ta heqi kryet’, u jeni referuar deputetëve të VV-së. Gjuha juaj ka qenë joparlamentare”, u shpreh deputetja Sadiku.

Të ngjashme