Në fund të marshit, në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, aktivistët e shoqërisë civile u ndalën te selia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile janë përballur me sigurimin e objektit të kësaj partie, të cilët me dhunë kanë larguar ata nga oborri. Ata nuk u lejuan të vendosim posterët si te partitë e tjera.
Imet Kryeziu, nga KDI i ka bërë thirrje kryetarit Kadri Veseli të tërheq këtë ligj, duke shtuar se PDK-ja nuk është parti e dhunës dhe nuk duhet të jetë.
Ai kërkoi nga kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj pjesëmarrësve.
“Ne sot kemi vizituar të gjitha partitë politike. Kjo na u pamundësua te Partia Demokratike i bëjmë thirrje zotëri Veseli që të siguroj ligj, të siguroj mbrojtje për të protestuar të lirshëm ne jemi qytetarët të këtij vendi ne kemi të drejtë të protestojmë ne kemi marr leje nga policia”.
“Ne i bëjmë thirrje zotit Veselit dhe subjektit të tij politik që të demonstroj demokraci të garantoj siguri që të tërheq ligjin i bëjmë thirrje të mos na prek qytetarët të cilët kanë dal për të votuar sepse nuk është parti e dhunës nuk duhet të jetë parti e dhunës duhet të ndërtoj standarde për qeverisje të mirë është kryetar i kuvendit duhet të jetë shembull për qeverisje të mirë”.
“Ne i bëjmë thirrje edhe një herë thirrje duke mos ra pre e provokimeve të truprojave të tij që Kuvendi ta tërheq ligjin”.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.