Përplasen tri vetura, lëndohen gjashtë persona

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 14:21 | Nga

Në fshatin Banullë të Lipjanit më 6 gusht, pak para mesnatës (23:30), ka ndodhur një aksident trafiku, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë.

Sipas këtij burimi, në aksidentin në të cilin ishin përplasur mese vete tri vetura, pos dëmeve materiale kanë pësuar lëndime trupore pesë femra dhe një mashkull, të gjithë shqiptarë të Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, thuhet në raportin policor, i cili nuk sqaron rrethanat se si kishte ndodhur aksidenti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme