Policia e Kosovës njofton për një aksident me lëndime trupore në Komunën e Suharekës.
“Rreth orës 10:30 minuta, në rrugën “Agron Berisha” në Suharekë, një drejtuese e automjetit Landrover, përderisa po lëvizte me automjet, e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe kishte dalë në krahun tjetër të lëvizjes e më pas përplaset në rrethojat e një shtëpie e që në fund përfundon në oborr”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, drejtuesja e automjetit ka pësuar lëndime për të cilat është përkujdesur mjeku i Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, raporton Ekonomia Online.
Dëme materiale janë shkaktuar në automjet dhe në rrethojën e oborrit. Policia ka kryer procedurat hetimore.