Përplasje verbale ndërmjet Shpend Ahmetit dhe asambleistit të VV-së, në seancën për buxhet

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Diskutimi për buxhetin ka nxitur një përplasje të ashpër mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe këshilltarit komunal të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, në seancën komunale ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2021.

Ahmeti në një moment madje është ngritur në këmbë duke iu afruar Azemit, me ç’rast menjëherë kryesuesi ka kërkuar pauzë, raporton Koha.

Pas kësaj, Ahmeti është mbledhur me shefat e grupeve parlamentare për të diskutuar për buxhetin.

Të ngjashme