Përsëri shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:38 | Nga

Prej nesër futet në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator Energjetik për shtrenjtim të ri të karburanteve për dy denar për një litër, transmeton Almakos.

Me ndryshimin e fundit, çmimi me pakicë i Eurosuper BS 95 do të jetë 70 den për litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 71.5 den për litër, i Eurodizel (DEV) nga nesër do të kushtoje 62 den për litër. Për dy den do të rritet edhe EL-1 që do të shitet 50.5 denar për litër.

Komisionit Rregullator për Energjetik, para dy javëve ka sjell vendim që çmimet e benzineve të shtrenjtohen për 2 den. Në krahasim me çmimet e vitit të kaluar në këtë kohë, ata janë shtrenjtuar për gjithsejtë 11 denar.

Të ngjashme