Persona të panjohur në Gjakovë ua çajnë gomat e veturave gjashtë shoferëve

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Deri tani janë të paidentifikuar, dëmtuan gjashtë automjete të cilat ishin të parkuar në afërsi të shtëpive të tyre në rrugën “Latif Shaqiri”.

Të njëjtit dëmtimin e këtyre veturave e kryen duke ia çarë gomat që të gjashtave, për motive ende të panjohura.

Me t’u informuar për rastin Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes , me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.
Rastit në fjalë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj . “Ankuesit, meshkuj kosovar, kanë raportuar se sot rreth orës 08:40, persona të panjohur kishin dëmtuar (qarë gomat) e gjashtë automjeteve të cilat ishin të parkuar në afërsi të shtëpive të tyre, në rrugën “Latif Shaqiri” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Në konsultim më prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme