Personat e verbër ankohen se po diskriminohen në punësim, Qeveria u premton trajtim të barabartë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja, Emila Rexhepi tha se Qeveria ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm në hartimin e planeve dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me këtë kategori.

Madje ajo ka garantuar trajtim të barabartë për këtë kategori, duke siguruar se nuk do të ketë diskriminim.

“Në bashkëpunim edhe me ministrit e linjës, por edhe shoqatat do të jemi pranë kësaj kategorie. Ne jemi në çdo kohë bashkë me këtë kategori në mënyrë të respektohen të drejtat e tyre dhe tu garantohet trajtim i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë. Institucionet do të jenë bashkë me juve në çdo projekt që keni”.

Habit Hajredini, drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit, tha se ende ka pengesa në realizimin e të drejtave të kësaj kategorie.

“Mungesa e asistentëve në shkolla mbetet problem, qasje edhe pse ka progres ende ka punë për të bërë në këtë drejtim dhe kërkohet angazhim nga të gjithë”.

Daut Tishuku, kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, tha se personat e verbër kanë vështirësi në qasje e punësim.

Edhe pse sipas tij, vërehet një përparim i vogël në trajtimin e tyre, raporton EO.

“Do të bëhet hapja e Javës e njeriut me shkop të bardh, të verbrit gjatë kësaj jave analizojnë sfidat dhe barrierat që i kanë pasur dhe sukseset dhe të arriturat”.

“Sfida kemi shumë e të arritura pak. Të verbrit ky vit i ka gjetur me problem të vjetar me mungesë të qasjes me mos respektim të ligjeve, si për punësim dhe shumë sfida të tjera”.

“Vërehet një përparim i vogël. Me 3 dhjetor, kryeministri ka thanë që viti 2022 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuar. Qeveria e miratoj planin e veprimit 2021-2023. KQZ vazhdimisht krijon qaje që personat e verbër të kenë qasje në votim”.

Të ngjashme