Personi i cili i është shkelur nga treni është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zyrtar për media në QKUK, i cili pohoi se sot e kanë pranuar në Klinikën e Emergjencës një person që e ka shkelur treni në Zonën Industriale, në hyrje të Prishtinës.
“Personi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke marrur ndihmë mjekësore nga mjekët”.
“Mjekët e emergjencës janë duke punuar shumë për këtë pacient”, tha Fazliu.