Sot përurohen tri ndërtesa të banesave sociale në Skenderaj

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Sot në Skenderaj përurohen tri ndërtesa shumëbanesore sociale në Komunën e Skenderajt, në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumëbanesore sociale”, transmeton Ekonomia Online.

Kjo ceremoni fillon në orën 14.00 dhe mbahet te Qendra e Skenderajt Map.

Do të marrin pjesë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Të ngjashme