Fshati Rufc i Lipjanit tash e tutje do ta ketë çerdhen e re, ndërsa do të jetë pa pagesë për nxënësit e kësaj ane. I pranishëm në këtë përurimin, ishte edhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti bëri të ditur se nuk do të ketë pagesë për nxënësit në këtë regjion, ndërsa apeloi te të gjithë prindërit e fëmijëve të fshatrave përreth që t’i sjellin fëmijët në këtë çerdhe.
“Është kënaqësi e veçantë kur hapet një çerdhe e tillë. Hapja e çerdheve determinon rrugën tonë të së ardhmes dhe është një kënaqësi e veçantë kur krijohen mundësi e kushte për prindërit e këtij regjioni me fillu me i eduku fëmijët qysh në moshën fillestare. Vështirësitë tona nuk janë të vogla natyrisht pranimi i stafit është vështirësi e jashtëzakonshme për shkak të kufizimit buxhetor që kemi. Por jam i lumtur që edhe në Rufc do të fillojë kjo çerdhe që me kohë do të zgjerohet me ardhjen e nxënësve. Po e bëj publike që nuk kanë fare pagesë nxënësit në këtë regjion, do të bëj apel te të gjithë prindërit e këtij regjioni jo vetëm të Rufcit, Ribarit, Hallaqit por edhe fshatrave përreth që ti bijnë fëmijet e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti porositi të kujdesimi ti ruajnë këto asete publike shtetërore që po shtohen gradualisht.
“Këtu bashkë me ju duhet me u kujdesë që përveç ndërtimit të kujdesimi ti ruajmë këto ambiente ti ruajmë asetet publike shtetërore që po shtohen gradualisht. Urime të gjithëve, prindërve, nxënësve, urojmë të kemi fëmijë sa më të edukuar”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, Biha Azemi drejtoreshë e çerdhes kryesore në Lipjan, ka thënë se institucioni qëndron jo vetëm si një simbol i edukimit por edhe si një fener shprese dhe mundësie për fëmijët tanë më të vegjël.
Ajo ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Komunës, Ahmeti ku tha se përkundër vështirësive dhe sfidave po jetëson premtimet e tij.
“Sot po shënojmë një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e banorëve të këtij komuniteti teksa mblidhemi këtu për të inauguruar çerdhen e re. Ky institucion qëndron jo vetëm si një simbol i edukimit por edhe si një fener shprese dhe mundësie për fëmijët tanë më të vegjël. Ndërsa nisim këtë kapitull të ri, le të kujtojmë ndikimin e thellë që edukimi në fëmijëri të hershme ka një formësim të së ardhmes. Brenda këtyre mureve do të mbillen farat e kuriozitetit, krijimtarisë dhe dhembshurisë duke ushqyer mendjet dhe zemrat e fëmijëve tanë. I shpeh mirënjohjen time më të thellë kryetarit të komunës zotit, Imri Ahmeti i cili përkundër vështirësive dhe sfidave po jetëson premtimet e tij dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti nga arkitektët dhe ndërtuesit e deri tek edukatorët dhe kujdestarët që së shpejti do ti mbushin këto salla me të qeshura dhe mësim”, ka thënë drejtoresha Azemi.