Përurohet çerdhja Ketrushët, Ahmeti thotë se po përmbushin premtimet

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 12:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është hapur çerdhja e pesëmbëdhjetë me bazë në komunitet “Ketrushët”, raporton Ekonomia Online.

Për ta bërë hapjen aty erdhi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se kapaciteti i kësaj çerdhe është për 80 fëmijë dhe se nënat vetushqyese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale do të subvencionohen.

“Ditë shumë e mirë sepse po shkojmë drejtë përmbushjes një zotimi që në çdo lagje të kemi nga një çerdhe. Prej sot tashmë kemi arritur numrin e 15 të çerdhes”.

“Ne jemi larg çfarëdo investimi tjetër që është bërë dhe jam i lumtur për Prishtinën, kjo çerdhe e ka edhe një simbolikë tjetër sepse e ka edhe një objekt i përdorur nga dikush tjetër objekti është liruar”.

“Kapaciteti i kësaj çerdhe është 80 fëmijë njëherë për hiç herë shkojmë me 80, por ka kapacitete me shkuar deri në 100”.

“Ju bëhet ftesë gjithë banorët e Tophanes të drejtohen tek kjo çerdhe që udhëhiqet prej prindërve të lagjes, kostoja është e përballueshme, prindërit që kanë të hyra të ulëta subvencionohen, por edhe nënat vetushqyese dhe edhe prindërit me gjendje të rëndë sociale”.

Të ngjashme