Përurohet fusha e F.C. “Llapi”, paralajmërohen edhe 600 mijë euro investime

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i Futbollit “Llapi”, nga sot do t’i zhvillojë ndeshjet në fushën e rinovuar të qytetit.

Ministri Shala tha se në të ardhmen bashkë me komunën dhe Federatën e Futbollit, do të investojmë rreth 600 mijë euro për të rregulluar në tërësi stadiumin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online

“Në  këtë punë do të vazhdojmë bashkë me komunën e Podujevës dhe së bashku me Federatën e Futbollit  të Kosovës. Kanë ngelur që të investohen rreth 600mijë euro dhe bashkë me federatën do të sigurojmë këtë buxhet që të finalizohen edhe punët e tjera në stadium”, tha Shala

Shala paralajmëroj se buxheti i MKRS për vitin 2017 do të jetë rreth 10 mijë euro më i lartë.

Përurimin e kanë bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe udhëheqësin e F.C “Llapi”.

Pas përurimit në fushën e rinovuar filloi takimi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.

Vlera e ndarë nga MKRS për stadiumin e qytetit ishte 22 mijë e 800 euro.

fusha

shala

fusha2

Të ngjashme