Përurohet nyja qendrore arsimore në kuadër të RIT Kosovës, Hovenier: Janë ndarë mbi 600 mijë dollar amerikan për pajisje laboratorike

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 10:59 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në përurimin e nyjeve qendrore arsimore në kuadër të RIT Kosovës,  të cilat mbështeten nga USAID-i, ku ka thënë se vitin e kaluar janë ndarë 670 mijë dollar amerikan për pajisje laboratorikë për këtë institucion, në mënyrë që të studentet të mësojnë me standarde amerikane, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori Hanovier tha se ShBA-ja ka dy qëllime, nxitjen e bashkëpunimit ndëretnik si dhe pajisja e kosovare drejt zhvillimit të vendit.

Po ashtu, ai foli edhe për mundësitë që i ofrojnë këto pajisje.

“Të rinjtë janë aset më i mirë i këtij vendi, janë të zgjuar, edukuar e flasin edhe anglisht, shoh shpresën për të ecur para. Këto laboratorë do të përmirësojnë cilësitë arsimore në Kosovë. Më kanë thënë që komuna e Kamenicës në veçanti do jetë komuna e parë që do trajnojnë këto pajisje”, tha ai.

Ministrja e MAShT, Arbërie Nagavci, u shpreh e lumtur nga inaugurimi i këtij laboratori duke thënë se po dëshmojnë historinë më të re të Kosovës, e sidomos kur ndodh me bashkëpunëtorë si USAD, RIT etj.

“Dy elemente fakti qe fokusohet në shkencat natyrore dhe integrimi i të rinjve nga komunitete t e ndryshme në Kosovë, në veçanti emancipimin e grave”, tha ajo.

Ajo tha se MAShTi ka arritur ti kombinoj elemente për vajzat në STEM duke përkrahur me bursa 1882 në universitetet publike.

“55 bursa janë ndarë edhe për komunitetet dhe 467 nxënës nga këto komunitete, bursa me shumë 140 mijë euro. Me qëllim të promovimit të grave në STEM vitin e kaluar ka pasur aktivitete të ndryshme si praktikë e punë të ndryshme”, tha ajo.

Drejtori i RIT, Shahrabi, tha se ky laborator ka pajisje të teknologjisë së fundit duke i ndihmuar studentet në praktikat e tyre.

“Pas njëzet viteve kemi zhvilluar kapacitet tona në fushat të ndryshme teknike, dhe kemi marrë gati një milionë dollarë, nga ASHA dhe USAD, dhe janë tri faza të këtij laboratori, shkencor, një lloj teknologjie të kohëve të fundit e pastaj edhe atë të elektroenzheringut, pajisje pra të teknologjisë së fundit duke i ndihmuar në praktikat e tyre”, tha ai.

Të ngjashme