Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Lipjan

Lipjan | 22 Maj 2017 | 15:44 | Nga

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ambasadori i Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad sot kanë përuruar projektin “Sistemi i unifikuar i adresave”, me anë të të cilit janë vendosur numrat për rreth 15 mijë hyrje në Komunën e Lipjanit.

Me këtë rast kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti tha se është mirënjohës dhe falënderues ndaj Qeverisë norvegjeze dhe Autoritetit Hartografik norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit.

“Për ne është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm që është përfunduar me sukses. Konsideroj se tanimë është kompletuar sistemi i adresave për të gjithë qytetarët e Lipjanit, sistem ky që sigurisht do të mirëmbahet dhe do të azhurnohet”, tha Ahmeti.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur që sot vizitoi Lipjanin dhe tha se është shumë i kënaqur që një projekt i tillë kaq i nevojshëm është implementuar me sukses në këtë komunë.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tyre, kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për ambasadorin Per Strand Sjaastad dhe për drejtorin e Autoritetit Hartografik norvegjez, Helge Onsrud, ndërsa në shenjë respekti për bashkëpunim të mirë, Drejtori Helge i dhuroi kryetarit Ahmeti kutinë postare.

Projekti është pjesë e Sistemit të Adresave dhe është bashkëfinancuar nga Autoriteti Hartografik Norvegjez, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Komuna e Lipjanit.

Image may contain: 5 people, people standing, wedding, suit and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme