Ministria e Infrastrukturës do të mbajë nesër ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë, njëherësh i parafundit, të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.
Përurimi këtij segmenti do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.
MI ka një apel për pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje: “Kujdes! Ngisni ngadalë dhe ejani sigurt”