Me përdorimin e rregullt (nëse nuk jeni alergjik ndaj aspirinës), kjo maskë edhe lëkurën më problematike e bën të shëndetshme, të bukur dhe të shkëlqyeshme.
A e keni ditur që aspirina e zakonshme është preparat i shkëlqyeshëm kozmetik?
Maskat shëruese për fytyrë me aspirinë të tretur në ujë, me përdorim të rregullt (nëse nuk jeni alergjik ndaj saj), edhe lëkurën më problematike e bën të shëndetshme, të bukur dhe të shkëlqyeshme.
Përse aspirina është aq e mirë për lëkurën?
Kimikisht, aspirina ka ngjashmëri me acidin salicilik, i cili ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës.
Përdorimi i përjavshëm i maskës me aspirinë përmirëson përbërjen e lëkurës, lufton rrudhat dhe zvogëlon poret, si dhe rrallon në mënyrë të dukshme ose parandalon edhe krijimin e akneve të reja.
Bëni maskë tuaj për fytyrë me ndihmën e aspirinës
– Shtypeni dhe shtoni disa pika ujë për të krijuar pastën e butë.– Vëreni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 10 deri 15 minuta dhe pastaj shpërlani fytyrën me ujë të nxehtë.– Përbërësit e aspirinës do t’ju ndihmojnë të rinoni lëkurën dhe të largoni qelizat e vdekura nga fytyra
Si përgatitet maska me aspirinë për rrudha?
Receta e saj është shumë e thjeshtë! 2-3 aspirina i shkrini në dy lugë ujë dhe i shtoni gjysmë luge vaj ulliri dhe një lugë mjaltë.
Nëse e përdorni çdo javë, do të përmirësoni përbërjen e lëkurës, duke sheshuar rrudhat dhe duke zhdukur poret dhe puçrrat.
Mos harroni që duhet ta mbani në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët.