Pesë anëtarët e KPK-së kërkojnë përfshirjen e AKI-së në zhvillimet brenda Prokurorisë, e ftojnë edhe Policinë për t’i mbrojtur

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi gjatë konferencës së thirrur pas mbledhjes së KPK-së, ka  Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI), për të ruajtur nivelin e sigurisë në vend por edhe policinë që t’i mbrojë anëtarët.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media, pasi Besim Kelmendi është shkarkuar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Krasniqi tha se nuk ka shumë siguri që të dalë në objektin tjetër të Këshillit Prokurorial dhe se e ndjen veten të rrezikuar se mos do të ndalohet nga dikush.

Fillimisht, ai u pyet nga “Betimi për Drejtësi”, se pas asaj deklarate me thirrje për Policinë e Kosovës, a e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizikisht apo me ndonjë veprim të caktuar prej grupit që ai ka pretenduar.

“Absolutisht! Fakti që kjo konferencë po mbahet në këtë objekt, nuk më jep shumë siguri me dalë në objektin tjetër të Këshillit Prokrurorial sepse nuk e di nëse mund të ndalohem nga dikush tjetër. Ju e dini që Prokuroria Speciale është në të njëjtin objekt me Këshillin Prokurorial”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme