Pesë gjëra që s’duhet toleruar në një marrëdhënie

Prishtinë | 24 Dhj 2023 | 05:51 | Nga Ekonomia Online

Është e qartë që disa gjëra nuk duhen toleruar në njëmarrëdhënie dhe këtu nuk flasim vetëm për fyrjet, por edhe për veprimet, të cilat shpesh ne përpiqemi që t’i justifikojmë, por qënë fakt tregojnë se marrëdhënia është e dhunshme.

Më poshtë do të gjeni disa prej veprimeve dhe sjelljeve, të cilat nuk duhet t’i toleroni kurrsesi në marrëdhënien tuaj.

1. Debatet. Është e vërtetë që jo gjithçka do të shkojë në mënyrëperfekte për çdo çift, por nëse ju grindeni, apo debatoni çdo ditë, atëherë kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon siç duhet nëmarrëdhënien tuaj.

2. Mungesën e sinqeritetit. Nëse të gënjen një herë, dije se do ta bëjë përherë. Mungesa e sinqeritetit është një nga gjërat që nuk duhet toleruar në mënyrë absolute, sepse një gjë e tillë vetëm i dëmton marrëdhëniet.

3. Gënjeshtrat. Nëse zbulon se partneri/ja të ka gënjyer një herë, dy herë, tri herë, apo më tepër, atëherë dije se ka ardhur momenti që ta mendosh nëse do të jetosh në një botë me gënjeshtra apo pa gënjeshtra. Gënjeshtrat nuk janë të mira,  sepse sjellin mungesë besimi dhe pasiguri, të cilat e dëmtojnëçdo ditë e më tepër marrëdhënien tuaj.

4. Fyerjet. Siç e theksuam edhe në krye të këtij materiali, nuk duhet kurrsesi t’i toleroni fyerjet në marrëdhënien tuaj. Nëse partneri/ja ju fyen kur është me nerva gjatë një debati, atëherëduhet ta mendosh një diskutim me të, apo dhe dhënien fund tëmarrëdhënies suaj, sepse fyerjet janë një mungesë respekti qënuk duhet toleruar.

5. Dhunën. T’i japësh fund një marrëdhënie të dhunshme mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse partneri të dhunon, është e rëndësishme të kuptosh se ti vlen shumë dhe nuk duhet ta tolerosh asnjë formë të dhunës, as atë fizike dhe as atëpsikologjike, pasi ti nuk meriton një marrëdhënie të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme