Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të së dielës, është radhitur e treta në komunën e Gjakovës me 18.2 për qind të votave.
Në top pesëshen më të votuar të kandidatëve të LDK-së në Gjakovë janë: Vjosa Osmani me 6 mijë e 135 vota, Rrustem Letaj me 2 mijë e 433 vota, Anton Quni me 2 mijë e 351 vota, Luan Gola me 2 mijë e 145 vota dhe Brikenda Kryeziu me 1 mijë e 499 vota, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.
Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.