Pesë persona në pranga iu ofronin lokaleve prostitucion

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 15:00 | Nga

Pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar:

A. B. lindur me 1978 m/sh/k
F. B. lindur me 1992 f/sh/k
I. F. lindur me 1987 m/sh/k
D. K. lindur me 1980 m/sh/k
V. D. lindur me 1983 f/sh/k

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme