- Diplomacia shumë e dobët – Kjo është pika më sensitive e qeverisë aktuale që ka arritur të kërcënojë jo vetëm kryeministrin dhe qeverinë por edhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Qeveria është më e izoluara ndonjëherë, sulmet terrorist në Banjskë ka ndodhur pas kolapsit dhe humbjes diplomatike. Edhe marrëdhëniet me Shqipërinë zyrtare janë në pikën më të ulët ndonjëherë. Gjendja aktuale njihet si momenti më i ulët i diplomacisë kosovare. Kur shton këtu edhe largimin nga SHBA dhe Europa dhe afrimin e tyre me Serbinë, kjo e bën diplomacinë si pikën më të dobët që jo vetëm po shkatërron qeverinë Kurti por edhe po rrezikon seriozisht sigurinë kombëtare.
- Inflacioni astronomik, kostoja e jetës e papërballueshme! Rritje e inflacionit nga 0.2% në vitin 2020 në 11.5% vitin e fundit 2022. Ndërkohë rritja reale e pagës neto mesatare ka pësuar rënie -8.3% vitin e fundit. Ky nuk është një faj plotësisht i qeverisë për shkak se është një trend global, por ka munguar dhe ende mungon një politikë e qeverisë së Kosovës kundër inflacionit më të lartë me dekada. Injorohet totalisht, nuk ekziston asnjë masë kredibile që qeveria ka për të kontrolluar inflacionin. Për më tepër, duket sikurse aq që e kupton fare për shkak se disa herë është lavduar me ‘rritje ekonomike’ kur rritja gjatë inflacionit nënkupton lajm të keq për ekonominë. Shkatërrimi i kërkesës mbase mjeti i vetëm në dorë për të ulur çmimet, kjo arrihet duket ngadalsuar dhe jo shtuar aktivitetet ekonomike, rrjedhismisht flirtim me recesion ekonomikë nevojitet. Përatë qeveritë kredibile në botë aktualisht artificialisht i kanë sjallë afër recesionit ekonomik vendet e tyre. Edhe pse nuk shifet direkt, inflacioni dhe cmimet e larta kanë ndikim shumë të thellë tek familjet dhe kjo e dëmton dhe humbë besimin tek qeveria. Migrimi i lartë ekonomik dy vitet e fundit është pasojë e kësaj.
- Mungesa e punëtorëve – Dështimi i Tregut të Punës është një ndër sfidat më të theksuara të ekonomisë në Kosovë. Rreth 100,000 persona, shumica me shkathësi, janë larguar nga tregu i punës për në Gjermani e vendet tjera. Kemi mbi 700,000 persona në moshë pune që janë jashtë tregut të punës dhe të papunë, derisa ka mungesë të punëtorve. Ka biznese që po mbyllen për shkak se nuk ka fuqi punëtore dhe shkathësi që po ju nevojiten. Ky problem nuk po adresohet. As që ka kjo qeveri një Ministër të Punës. Kjo kompetencë është shkrirë tek Ministra e Financave që pak a shumë bënë gjithcka dhe asgjë. Nuk ka një program për të adresuar hendekun më të madh në ekononi dhe për të siguruar punëtorë për bizneset e vendit.
- Importi kronik në rritje. Rreth -50% e vlerës së gjeneruar të ekonomisë së Kosovës, BPV/GDP, largohet nga vendi në vit nga bilanci negativ tregtar. Kjo nuk shifet si problem direkt i qeverisë, por e bënë ekonominë vendore më mvarur nga jashtë dhe e largon kapitalin financiar jashtë. Për 20 vite ndoshta mbi 40 miliardë euro janë larguar nga Kosova në këtë mënyrë… më shumë se 10 vjet buxheti publik i vendit. Fatkeqësisht, nuk ka një program qeveritar për zëvendësim të importit me produkte vendore. Nuk ka asnjë intervenime kredibil që adreson këtë problem të vjetër por shumë kronik të ekonomisë. As që përmendet e është pjesë e diskutimit publik apo punës qeveritare.
- Ridistribuimi i taksave dhe menaxhimi i politikave publike – Buxheti është rritur, por janë rritur ndihmat dhe lëmoshat e vogla, por jo projektetet zhvillimore dhe kapitale. Rritja e buxhetit publik nuk është kanalizuar në zhvillim të vendit por në ndihma kryesisht. Duke pasur parasyesh importin prej -5miliardë euro në vit të Kosovës, shumica konsum, këto ndihma në vend se të përdoren për zhvillim, dalin jashtë Kosovës. Rrjedhimisht, politikat e majta aktualisht po varëfojnë Kosovës dhe qytetarët.
Këto pesë pika ndoshta janë problemet më të mëdhta të Qeverisë Kurti që në prapavijë edhe e shkatërrojnë dhe e dobësojnë progresivisht. Ndoshta edhe fakti që Kryeminsitri është më shumë mik i mirë sesa menaxher për ministra e vështirëson gjendjen. Përkundër performancave të dobëta në disa sektorë qeveritar, ai asnjëherë nuk ka formatizuar qerverinë apo ndruar ministrat, përveq kur janë larguar vet (shëndetësi, mbrojte). Por sic theksohet në pikëne e parë “dobësinë e diplomacisë’… mos menaxhimi i duhur i ministrave mundet me e rrezikuar jo vetëm kryeministrin dhe qeverinë por edhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Dikush mund të pytet, ‘pse nuk përfshive arsminin’ në këtë listë.. mesiguri mundemi, por në krahasim me sigurinë kombëtare dhe krizën ekononik të çmimeve të larta, ndoshta kjo sfidë nuk ka zënë vend në këtë listën e pesë telasheve. Normal që mundemi me gjetë edhe raste të mirë të qeverisë, sidomos në Energji të Ripërtrishme dhe Kulturë e Sport, por ato i kam përmendur më herët.