Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Ferizaj javën e kaluar

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka thënë se nga 12 qershori deri më 18 qershor janë raportuar 5 raste të dhunës në familje: 3 në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 në Shtime.

Për këto raste të ndara, pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 12- 18/06/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre : 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 5 persona janë ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme