Pesë shpërthime në veri, një qytetar serb i lënduar

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë të martës, në Zubin Potok e në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 5 shpërthime.

Siç raporton Kanal10, komuna e Zubin Potokut ishte cak i tri shpërthimeve, derisa dy tjera kanë ndodhur në veri të Mitrovicës.  

Nga këto shpërthime është lënduar një qytetar i komunitetit serb, i cili edhe ishte raksist në veri të qytetit.

“Tri shpërthime kanë ndodhur në komunën e Zubin Potokut, dhe dy të tjera në verI të Mitrovicës. Është raportuar se këto shpërthime kanë ndodhur derisa zyrtarët komunal të Zubin Potokut ishin duke hyrë në objektin e komunës, dhe gjatë atij moment kishin ndodhur shpërthimet. Paraprakisht, këta të fundit kishin tentuar të hyjnë por një gjë e tillë u ishte pamundësuar për shkak të incidenteve që ishin shkaktuar nga protestuesit serb”, tha gazetarja Saranda Aliu.

Ajo ka shtuar se deri më tani, Policia e Kosovës ende s’ka konfirmuar për persona të lënduar nga këto shëprthime.

“Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur tri shpërthime, në tri ndërtesa siç njihen këtu “Tri rrokaqjejet”, këtë lajm për kanal10 e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës ku kanë thënë se gjatë këtyre incidenteve s’ka ndonjë person të lënduar. Kanal10 merr vesh se nga këto incidente të shkaktuara, ka mbetur i lënduar një taksist i komunitetit serb, dhe i njëjti ka marrë tjeratim mjekësor”, tha Aliu.

Të ngjashme