Pesë shteteve të ShBA-së u mbeten nën 10 për qind shtretër të lirë në kujdes intensiv

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Përderisa numri i rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara po rritet, sidomos në mesin e amerikanëve që nuk janë vaksinuar, spitalet po përballen me shtim të numrit të pacientëve. Pesë shtete të ShBA-së kanë mbetur me pak shtretër të lirë në repartet e kujdesit intensiv.

Alabama, Georgia, Teksasi, Florida dhe Arkansasi kanë më pak se 10 për qind të shtretërve të lirë në repartet e kujdesit intensiv, sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Në Georgia, shefi ekzekutiv i spitalit “Georgia Health Systems” tha se të hënën në mëngjes kanë pasur 287 pacientë me Covid-19, që është numri më i madh që spitali ka pasur që nga janari, shkruan CNN.

“Pra, në thelb, spitalet tona janë të mbushura. Po shikojmë që të shtojmë hapësira në korridore, salla konferencash dhe në zonat e pritjes. Dhomat tona emergjente dhe qendrat e kujdesit urgjent po shohin vëllim më të madh sesa që kanë parë gjatë tërë pandemisë”, tha Carol Burrell.

Të ngjashme