Pesë të vdekur dhe 382 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 382 raste të reja pozitive me koronavirus.

Dy viktima janë regjistruar në Gjilan (83, 79 vjeç) e nga një në Pejë (70 vjeç), Prizren (67 vjeç) dhe Skenderaj (78 vjeç).

Numri total i të vdekurve ka arritur në 2.110.

Në 24 orët e fundit janë testuar 3003 mostra, dhe 382 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 103.124.

Janë shëruar 507 pacientë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 89.648. Janë 11.366 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme