Pesë persona kanë mbetur të vdekur të premten, pasi Uragani “Florence” vazhdoi të godiste Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.
“Florence” u reduktua nga një stuhi tropikale të premten në mbrëmje, ndërsa përmbytjet sipas zyrtarëve do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.
Qendra e stuhisë kaloi në qytetin bregdetar të Myrtle Beach, pasi kishte lënë pothuajse 800 mijë shtëpi dhe biznese pa energji në Karolinën e Veriut.
Vdekjet e para u konfirmuan të premten kur një nënë dhe fëmija i saj u vranë në Wilmington, ndërsa rreth 2200 pacientë në shtatë spitale të Karolinës së Jugut ishin evakuuar.