Pesë vite angazhim politik, Ismaili: Siç thoshte Kadri Veseli, “Bashkë ia dalim!”

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili ka ndarë një video ku reflekton mbi pesë vitet e angazhimit të saj në politikë.

Ajo thekson se ky angazhim ka nisur me rekomandimet dhe këshillat e ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, shkruan Ekonomia Online.

Në këtë video, ajo përmend sfidat që ka përballuar gjatë angazhimit të saj dhe thekson se misioni i saj politik ka qenë puna dhe përgjegjësia në kohë të vështira për Kosovën, si dhe liria për çlirimtarët.

“Pesë vite kanë kaluar nga angazhimi im direkt në politikë, nëpërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, me rekomandimet dhe këshillat e z.Kadri Veseli. Nder dhe krenari që i kam shërbyer qytetarëve si deputete, këshilltare, si aktiviste dhe si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Sfidat janë gjithmonë para nesh. Ato nuk munguan edhe në rrugën e angazhimit tim politik. Punë dhe përgjegjësi në kohërat e vështira për Kosovën dhe liri për çlirimtarët janë mision i angazhimit tim politik!

Nesër në 𝒮𝒶𝓁𝓁ë𝓃 𝟣 𝓉𝑒𝓉𝑜𝓇𝒾 𝓃ë 𝑜𝓇𝒶 𝟣𝟨:𝟥𝟢, ju ftoj të na bashkëngjiteni në hapjen e fushatës drejt fitores së madhe!

Siç thoshte Kadri Veseli: “Bashkë ia dalim!”

Të ngjashme