Kur holandezët të ulen për të shikuar hapjen e Kupës së Botës në Rusi të enjten, mungesa e skuadrës së tyre në listën e 32 shteteve pjesëmarrëse do të jetë një kujtim i hidhur se sa poshtë kanë rënë në renditjen botërore.
Mirëpo, lojtarët e lindur në Holandë me gjasë do të jenë në përbërje të Marokut kur të luajnë në ndeshjen e parë të Grupit B kundër Iranit në St. Petersburg të premten, duke u ofruar holandezëve një rast për të shikuar turneun me interesim pak më të madh, transmeton Koha Ditore.
Festimet në qytetet holandeze kur Maroku siguroi kualifikimin në Kupën e Botës, shfaqën emocionet në mesin e komunitetit prej 400 mijë sosh në Holandë. Dhe mbulimet në media në javët e fundit kanë dhënë një ndjenjë se pjesa e tjetër e Holandës është përcaktuar për Marokun gjatë botërorit.
Kontingjentet e lojtarëve të lindur në Holandë kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Marokut për më tepër se një dekadë dhe pesëshja Mbark Boussoufa, Karim El Ahmadi, Hakim Ziyech dhe vëllezërit Nordin e Sofyan Amrabat, pritet të kenë rol të madh në Rusi.